Ndërtimi i ri afër Machu Pichu, pritet me protesta

Written by on 20/05/2019

Ndërtimi i aeroportit në Chinchero, Peru, po shoqërohet me protesta nga ana e historianëve dhe ambientalistëve. Ky aeroport ndodhet vetëm 58 kilometra larg nga një prej atraksioneve më të preferuara nga turistët në botë, Lugina e Shenjtë, pranë Cuscos. Zona e Chincheros dhe rrethinat e saj janë shumë të pasura nga ana historike dhe kulturore, ndaj dhe ambientalistet argumentojne se ndërtimi i këtij aeroporti do të jetë dhe shkatërrimi i këtij peisazhi të mrekullueshëm. Turistët që duan të vizitojnë Maçu Piçun duhet të fluturojnë deri në aeroportin Cusco, që është 80 kilometra larg, dhe më pas të marrin një autobus ose tren për të shkuar në qytetërimin antik. Ndërsa aeroporti i ri i Chincheros do të jetë në gjendje të mirëpresë avionë më të mëdhenj dhe nga vende të ndryshme të Amerikës Latine dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

The afternoon sun bathing Machu Picchu in a warm light.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist