Ndërhyrje në Rrugen e Kombit, për të qenë gati për sezonin turistik

Written by on 23/04/2019

 

 

Në “Rrugën e Kombit” nga tuneli i Kalimashit, deri në grykën e Morinës po vijojnë punimet intensive për veprat e munguara të artit në këtë rrugë. Përfundimi i këtyre urave do mundësojë lidhje të shpejtë mes Kukësit dhe Tiranës dhe Shqipërisë me Kosovën. Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, beri te ditur se “po punohet me ritme më të larta në mbikalimin në Fushë-Dukagjin, me gjatësi 52 m, me dy korsi që lidh dy anët e rrugës, me Shën Mërinë dhe Fushë-Arrëzin”. Nga ana tjeter edhe e Autoritetit Rrugor Shqiptar po punon me ritme te larta për dublimin e urave pergajte Rruges se Kombit. Në fillim të fluksit të sezonit turistik urat do të jenë funksionale nga Morina deri tek Tuneli.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist