“Natyra Fest” në Gramsh, rikthehet me dhjetra aktivitete në një fundjavë

Written by on 20/05/2019

Bashkia e Gramshit ka publikuar programin me dhjetra aktivitete për edicionin e tretë të Natyra Fest 2019! Ky event synon të lidhë më shumë qytetarët nga e gjithë Shqipëria me natyrën, të krijojë alternativa të reja për të njohur qytetin, kulturën dhe traditën dhe vecanërisht të promovojë  atraksionet natyrore të Gramshit. Natyra Fest 3 do të zhvillohet në datat 25-26 Maj.

Gjatë këtyre dy ditëve është parashikuar që të eksplorohen pikat e larmishme turistike ende të pazbuluara të Gramshit si Ujëvara e Sotirës, Kanioni i Holtës, Shpella e Kabashit, Liqeni i Dushkut, Grabova, Liqeni i Zi, Kanioni i Sinecit e shumë ndalesa të tjera.

Përvec këtyre pikave turistike, programi i këtij eventi  parashikon dhe panair tradicional në qendër të qytetit , ngritje balonash,  aktivitete me kanoe ne Liqen, ecje në natyrë, kamping, ngjitje dhe kacavarje në shkëmbinj (climbing), çiklizëm dhe eksplorim shpellash. Ndërkohë mbrëmjet e dy ditëve të aktivitetit janë planifikuar të mbyllen me, Party, Kinema Verore dhe  muzikë me pjesmarrjen e vecantë grupeve folklorike nga Garmshi, Elbasani, Prrenjasi, Belshi dhe Mallakastra.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist