NATO feston 70 vjetorin! Shqipëria pjesëmarrëse paralajmëron kërkesat e saj për samitin!

Written by on 03/12/2019

Samiti i NATO-s do të mbahet këto dy ditë në Londër, në “Grove hotel”. Ky vit shënon 70 vjetorin  e krijimit të aleancës ushtarake. Në samit marrin pjesë krerët e shteve të vendeve anëtare të aleancës , presidenti amerikan Donald Trump, kryeminstri britanik Boris Johnson, kryeministri kanadez Justin  Trudaeu, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës Emanuel Macron si dhe ai i Turqisë Recep Tayyip Erdogan . Në samit do të marrë pjesë dhe Shqipëria.  Sikurse ka paralajmëruar edhe më parë, kryeminstri Edi Rama , jashtë tryezës zyrtare të NATO-s do të zhvillohen takime e bisedime lidhur me ndihmën që do t’i jepet Shqipërisë për kapërcimin  e situatës së krijuar nga tërmeti.  Në takime do të kërkohet aktivizimi i mbështetjeve financiare europiane dhe amerikane për Shqipërinë, përveç mbështetjes së deritanishme.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist