Muzeu Arkeologjik në Durrës mirëpret objektet më të veçanta nënujore!

Written by on 14/02/2020

Që nga viti 2005 arkeologët nënujorë kanë zbuluar pranë brigjeve të Durrësit dhjetra objekte me vlerë që tashmë i përkasin trashëgimisë sonë kulturore. Disa prej tyre janë ekspozuar në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të qytetit, ndërsa të tjerat presin të studiohen nga punonjësit shkencorë të Institutit të Arkeologjisë. Në Muzeun Arkeologjik mësohet se, pas restaurimit të Doliumit enës së veçantë për transportin detar të verës së hapur , ka nisur puna për restaurimin e disa amorfeve që janë zbuluar gjatë misioneve nënujore në bregdetin e Durrësit.


Current track

Title

Artist

Background