“Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë”, Italia zgjat me 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme!

Written by on 14/01/2021

Situata me koronavirusin në Itali është përkeqësuar. Ditën e djeshme qeveria italiane njoftoi do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 prill. Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza bëri me dije se qeveria synon të ndalojë lëvizjet midis rajoneve dhe të ndalojë shërbimin në lokale pas orës 18.00. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 16 janari. “Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë”,  shtoi Speranza.  Aktualisht Italia renditet e gjashta në rang botëror për numrin e viktimave shkaktuar nga koronavirusi.


Current track

Title

Artist

Background