Muaji qershor, fluks turistësh!

Written by on 24/07/2019

Numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri u rrit me 27% gjatë muajit qershor. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, nisja e sezonit veror i ka dhënë sërish shtysë turizmit hyrës në vend.Rritja e ndjeshme e muajit qershor e ka çuar numrin e përgjithshëm të vizitorëve për 6-mujorin e parë në mbi 2.1 milionë, në rritje me 11% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Statistikat tregojnë se tensionet politike në vend nuk kanë dhënë ndonjë efekt dramatik në sektorin e turizmit, pavarësisht se operatorët kanë raportuar anulime të shumta të prenotimeve. Në fakt, rritja erdhi sidomos një shtimi të ndjeshëm të vizitave nga shtetasit e vendeve fqinje, sidomos nga Kosova. Duket se sektori i turizmit është i orientuar drejt një tjetër viti pozitiv. Sipas Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri afro 1.9 miliardë euro gjatë vitit të kaluar.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist