Model agroturizmi pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës

Written by on 15/03/2019

Ndërtimi i një modeli agroturizmi pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës mund të shndërrohet në një makineri fitimprurëse për vetë Universitetin, ndërsa e vendos atë në atraksionet turistike të kryeqytetit”.

Në një takim me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “fondi 1 milion euro për fermën didaktike i hap rrugë një procesi afatgjatë mbështetjeje për krijimin e infrastrukturës didaktike trajnuese dhe demonstruese dhe për zhvillimin në terren të mësimit të lidhur me ekonominë dhe me tregun”.

Ngritja e kësaj ferme, sipas Ramës, është njëkohësisht dhe një burim të ardhurash për universitetin.

“Universitetit Bujqësor i takon të krijojë një model edhe për të tjerët, të një kompanie të vetme fitimprurëse me pedagogë, studentë dhe ekspertët më të mirë në terren që të shërbejë si destinacion për praktikat mësimore, trajnimin e specialistëve të bujqësisë dhe gjithë proceseve eksperimentale”, tha Rama.

Kryeministri shprehu besimin se “ky territor do të përfshihet në listën e atraksioneve turistike të Tiranës, duke u shndërruar në një zonë tërheqëse për vizitorët vendas apo të huaj”.

Në 130 ha sipërfaqe në në këtë territor, sipas Kryeministrit, mund të ndërtohet edhe një model i agroturizmit që mund të ofrojë të gjitha kapacitetet akomoduese dhe të gjitha mundësitë për të mbajtur vizitorët më shumë se sa pak orë, pra një makineri fitimprurëse për universitetin


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist