Miresevini ne “Costa del Kim”, ja kush eshte destinacioni me i ri i pushimeve ne Korene e Veriut!

Written by on 20/08/2018

Pushimet shpesh shihen si momenti kur njerezit zgjedhin te largohen nga impenjimet e perditshme qe kane gjate vitit per tu relaksuar prane nje destinacioni te caktuar.

Ka disa qe preferojne relaksin ne resorte prane detit apo prane malit ne qytete te ndryshme te botes qe intrigojne me kulturen e tyre.

Nje prej eksperiencave me te mira qe mund te kesh ngap ushimet eshte te kombinojne edhe pushimin por edhe emocionet e aventuren qe mund te te dhuroje nje destinacion.

Imagjinoni nje vend qe jo cdo kush mund ta preke, nje vend sa te larget aq edhe te vecante, nje vend te izoluar per pjesen tjeter te botes, nje vend si Korea e Veriut!

Te gjithe e njohim per sistemin totalitar qe ka dhe liderin suprem Kim Jong Un si dhe per projektin te shume diskutuar te armeve berthamore.

Por imagjinoni pertej kesaj nje parajse natyrore prane detit me resorte komode mes nje prej zonave me te virgjera te ketij vendi.

Resorti po ndertohet ne pjesen lindore te Korese se Veriut ne zonen bregdetare te Wonsan – Kalma.

Kim ka urdheruar qe projekti te perfundoje ne 10 tetor te vitit te ardhshem, qe eshte dhe nje date e rendesishme per vendin.

Se fundmi Kim se bashku me bashkeshorten kane vizituar kantierin e punimeve dhe lideri eshte shprehur i kenaqur me ecurine e punimeve.

Projekti synon ta shendrroje zonen e Wonsanit ne nje qender pushimesh luksoze me hotele gjigande me 5 yje dhe shume sherbime te tjera per eliten e vendit dhe turistet e huaj.

Resorti do te kete nje siperfaqe prej 360 mije metrash katrore dhe do te jete oazi luksoz i pushimeve per Korene e Veriut. E per kete duhet te presim deri vitin qe vjen!

E shume shpejt edhe pse duket e pabesueshme Korea e Veriut do te kthehet ne nje destinacion popullor pushimesh pasi lideri Kim ka vendosur te ndertoje nje prej resorteve me te medha ne vend per pritjen e turisteve e hapjen e vendit ndaj turizmit.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background