Milani nuk di të fitojë ndaj Juventusit, Ronaldo ngre trofeun e parë me “zonjën e vjetër”!

Written by on 16/01/2019

Milani nuk di të fitojë ndaj Juventusit, Ronaldo ngre trofeun e
parë me “zonjën e vjetër”!
Juventusi vazhdon revanshin në futbollin Italian, teksa në Jeddah të
Arabisë Saudite fitoi edhe Superkupën e Italisë të vitit 2018.
Ndeshja u zhvillua në ritmin e një miqësorje në pjesë më të madhe të
saj edhe pse nuk munguan kartonat. Plot gjashtë kartona të verdhë dhe
një të kuq të cilin e mori mesfushori i Milanit, Frank Kessie për
ndërhyrje me takë ndaj Emre Can në min e 74’.
Sfida u vendos nga një gol me kokë nga C.Ronaldo në min e 61’ një
kros i Pjaniç nxori portugezin përball me portën goditja e të cilët
përfundoi në rrjetë duke mos lenë shanse portierit Donnaruma.
Me këtë triumf Juventusi e con në 7 numrin e Superkupave të fituara
nga 13 ku ka marë pjesë, nga ana tjetër po 7 ka edhe Milani por sot
njohu dështimin e 4-të në historin e këtij kompeticioni.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist