Microsoft , investime për inteligjencën artificiale!

Written by on 24/07/2019

Kompania Microsoft do të investojë për inteligjencën artificiale të Elton Musk. Gjiganti i Redmond do të investojë një miliard dollarë tek OpenAI, (kompani e themeluar nga Musk dhe miliarderë të tjerë të Silicon Valley) për zhvillimin e inteligjencës artificiale, e aftë për t’u marrë me probleme shumë më komplekse sesa ato që janë në gjendje të zgjidhin deri tani. OpenAI dhe Microsoft njoftuan se do të punojnë në zhvillimin e inteligjencës artificiale të përgjithshme për të ndihmuar në zgjidhjen e disa prej sfidave më të mëdha në botë, të tilla si ndryshimet klimatike.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist