Merret vendimi unanim” europianët mund të nisin fluturimet normale shumë shpejt”!

Written by on 21/05/2020

Sekretari gjerman i Shtetit për Turizmin,Thomas Bareiss, tha të mërkurën se ishte i sigurt se europianët do të mund të udhëtojnë në Bashkimin Europian këtë verë, pas një videokonference me ministrat e BE-së kushtuar këtij sektori.“Unë besoj se ka një shans të mirë që njerëzit këtë verë të mund të jenë në gjendje të udhëtojnë në rajonet e tyre të parapëlqyera europiane”, tha ai.Sekretari francez i Shtetit për Punët e Jashtme, Jean-Baptiste Lemoyne, e sheh datën e 15 qershorit si një datë të rëndësishme.“Data15 qershor është data në të cilën, në nivelin europian, ne do të jemi në gjendje të japim një vizion disi të plotë se çfarë do të zbatohet në vendet anëtare”, tha ai, gjatë një konferencë telefonike për shtyp.Lemoyne këmbënguli për një koordinim më të madh europian në lidhje me rihapjen e kufijve.


Current track

Title

Artist

Background