Më të mirët e rock-ut nuk dinë të zbresin nga skena! Ja çfarë ndodhi mbrëmë me “Rock nën kurorën e ullirit”!

Written by on 09/10/2019

Stacioni i radhës së tre musketjerëve shqiptarë ishte tek Amfiteatri i Tiranës. Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda u rikthyen me një koncert artistik live‘‘Rock nën kurorën e ullirit”, mbrëmje të  datës 8 tetor në skenën e amfiteatrit të Liqenit.

Këtë herë ata u shoqëruan edhe nga Eneida Tarifa, Flaka Krelani, Kastriot Tusha si dhe artisti i famshëm grek i muzikës rrok Kristos Dantis,.

Artistët kënduan hitet, që kanë lënë gjurmë gjatë rrugëtimit të tyre, duke sjellë për të gjithë artdashësit për më shumë se dy orë, pjekurinë muzikore, profesionalitetin dhe shijet muzikore.

Koncerti “Rock nën kurorën e ullirit”, ku Radio Travel ishte partner mediatik, rezultoi të ishte një natë shpërthyese nëAmfiteatrin e Liqenit!  Pas fikjes së dritave, publiku këmbënguli që artistët të riktheheshin sërish në skenë dhe ne mbështetje të dëshires se  publikut Elton Deda arriti të rikthente gjithë grupin në skenë duke kënduar edhe disa këngë të tjera  vetëm për kënaqësinë e tyre. Këta janë artistët e vërtetë që  të rrahin zemrat fort, gjithmonë!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background