Më në fund Italia vjen me lajme të mira!

Written by on 26/03/2020

Përhapja e koronavirusit në Itali dukej shumë e stabilizuar dje, pasi numri i rasteve të zbuluara ra për të katërtën ditë me radhë. Kjo është deri tani pandemia më e rëndë në botë duke eklipsuar atë të Kinës, ku koronavirusi u transmetua për herë të parë te njerëzit nga një specie e panjohur kafshësh. “Ne jemi në një fazë të dukshme të stabilizimit të infeksioneve të reja”, deklaroi zyrtari i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Agostino Miozzo ndërsa paraqiti të dhënat.“Nëse duam të shohim që kjo kurbë [ngjitëse] të stabilizohet dhe pastaj të fillojë të bjerë, është absolutisht e domosdoshme të ruhet distancimi rigoroz shoqëror”, theksoi ai.


Current track

Title

Artist

Background