Mbyllet “Panairi i librit 2019”, ja cilët janë fituesit e çmimeve!

Written by on 18/11/2019

Ditën e djeshme ka përfunduar edicioni i 22-të i “Panairit të librit 2019”. Një ditë para janë ndarë çmimet e këtij viti nga juria e përbërë nga 5 anëtarë, me kryetare të jurisë shefen e departamentit të Letërisisë në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, universiteti i Tiranës, Lili Sula ,dhe anëtarët, Agim Baçin-kritik letrar, përkthyesit  Parid Teferiçi e Agim Doksani dhe shkrimtaren Adriatike Lami.

  • Çmimi “Autor i vitit”Besnik Mustafai me librin”Dëmtuar gjatë rrugës”, një roman me fund të lumtur.
  • Çmimi “Përkthyesi i vitit”, Korab Hoxha,me përkthimin e autores ruse Marina Cvetajeva, të vëllimit me poezi”Tetori në vagon”.
  • Çmimi “Letërsia e memories”, Lekë Tasi, për veprën “Grabjani rrëzë kodrave”.
  • Çmimi I posaçëm nga ambasada Franceze për Saverina Pashon, për librin “Lehtësia e padurueshme e qenies”, e Milan Kunderës , botuar nga shtëpia botuese “Dituria”.

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist