Mbretëresha Elisabeta II bën postimin e parë në Instagram

Written by on 13/03/2019

Elisabeta II postoi foton e parë të saj në sajtin e ndarjes së fotografive, për të shënuar hapjen e një ekspozite të re në Muzeun Britanik të Shkencave.

Monarkja postoi në llogarinë e familjes mbretërore dy foto të një letre të shkruar nga Sharl Babaxh, që konsiderohet edhe si pionieri i kompjuterit të parë në botë, drejtuar stër-stër-gjyshit të saj, Princit Albert në 1842.

Mbretëresha e bëri postimin nga një iPad në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në Instagram, që ka 4.6 milionë ndjekës.

“Sot pata kënaqësinë të mësoj jo pak nga ajo që pashë dhe kjo më nxiti që të publikoja këtë postim në Instagram, nga Muzeu i Shkencës që prej kohësh promovon teknologjinë, inovacionin dhe frymëzon shpikësit e gjeneratave të reja”, shkruajti Mbretëresha në postimin e saj në Instagram, që mori më shumë se 20 mijë pëlqime në vetëm dy orët e para.

Po nga një muze, Mbretëresha Elisabetë ka bërë edhe postimin e parë të saj në Twitter, në vitin 2014.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist