Mbillen fidane te rinj ne rajonin Vjose – Narte!
Written by rt on 23/10/2018
Zonat e Mbrojtura ne Shqiperi vleresohen si nje mundesi efektive per zhvillimin e turizmit te qendrueshem. Autoritetet kane organizuar here pas here aksione per mbrojtjen dhe promovimin e ketyre zonave dhe biodiversitetit qe ata mbartin. Peizazhi i Mbrojtur Vjose-Narte qe eshte nje prej destinacioneve mjaft interesant per t’u eksploruar tashme eshte bere pjese e nje projekti ku u mbollen 500 fidane te llojit pishe e eger dhe u realizuan punime per rigjenerimin natyror te pyllit nga stafi i zones se mbrojtur. Lajmin e beri te ditur Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Tashme kjo zone perveç bukurive natyrore po shnderrohet ne nje vend me bimesi qe ndihmon biodiversitetin dhe ku vizitoret mund te realizojne veprimtari te ndryshme.