Mbi 75. 000 udhëtarë vizituan liqenin e Komanit, Fierzës dhe lumin e Shalës këtë verë

Written by on 22/09/2021

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se në periudhën maj-gusht mbi 75. 000 udhëtarë vendas dhe të huaj kanë vizituar dhe kanë përdorur mjetet lundruese në liqenin e Komanit, Fierzës dhe lumin e Shalës. Konkretisht në periudhën maj – gusht 2021 mjetet lundruese kanë transportuar 4634 autovetura, 587 furgona, 64 autobuzë dhe 495 motorra.

Lëvizjet turistike nëpër ujërat e Liqenit të Komanit vazhdojnë përgjatë gjithë vitit, por sezoni i vërtetë turistik fillon nga maji deri në shtator, periudhë kur edhe klima është e përshtatshme./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist