Marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e kontributeve të pensioneve. Ja si do të jenë rregullat për shqiptarët!

Written by on 14/10/2019

Një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e kontributeve të pensioneve është e nevojshme. Kështu është shprehur konsulli i përgjithshëm i republikës së Shqipërisë në Bari, Ardian Haskaj i cili ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga FAI CISL, në rolin e drejtuesit të një projekti europian për organizimin e një network-u për migrantët sezonalë. Projekti në të cilin marrin pjesë Belgjika,Greqia, Gjermania dhe Italia synon të krijojë procedura të njëjta për tërheqjen  e punonjësve sezonalë në nivel europian. Konsulli nuk ka lënë pa përmendur kontributin e diasporës shqiptare në Itali dhe hapat e mëdha që ka bërë komuniteti ynë. Theksi është vënë në nevojën e një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë për njohen e kontributeve të pensioneve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist