Marcelo pranë “Juventus”, “Real Madrid” gjen pasuesin e brazilianit tek “Ajax”

Written by on 27/02/2019

Agjenti i Nicolas Tagliafico ka pranuar se “Reali i Madridit” e ka vënë në krye të listës mbrotësin e “Ajaksit”, sepse Marcelo do të shkojë te “Juventusi”.

Braziliani po kalon formë të dobët prej kohësh dhe Reguilon i ka marrë vendin e titullarit.

“Është thënë se emri i Tagliafico është vënë në listën e “Real Madridit”, sepse Marcelo do shkojë te “Juventus”. Sidoqoftë deri tani askush nuk më ka kontaktuar edhe pse për të interesohen edhe shumë klube të tjera”, tha agjenti Ricardo Schlieper në një intervistë.

Ai pranoi se lojtari i tij ka ende 2 vite kontratë me “Ajax” dhe nuk ka klauzolë largimi, por mendon se tani është momenti i duhur që argjentinasi të bëjë një hap të madh.

Ndërkohë nuk mungojnë as klubet e tjera që interesohen për të, agjenti zbuloi se janë të gjithë nga Spanja, por pa dhënë emra.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist