Malit i Munellës propozohet zone e mbrojtur !

Written by on 13/03/2019

Malit i Munellës propozohet zone e mbrojtur !

Agjencisë Kombëtare e Zonave të mbrojtura ka prezantuar propozimin për shpalljen e Malit të Munellës si zonë e mbrojtur. Propozimi është diskutuar ditën e sotme me banorët e zonës, për ta shndërruar këtë në një atraksion turistik jo vetëm duke pasur parasysh vlerat që ka kjo zonë, por edhe sepse është habitati i vetëm ku riprodhohet rrëqebulli i Ballkanit në Shqipëri. Gjatë takimit me banorët e zonës në Gjegjan të Pukës si dhe me ekspertë të fushës, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, tha se vendimi mbi këtë çështje i cili do t’i kalojë qeverisë shqiptare pas dëgjesave publike do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të këtij komuniteti.

Ndërkohë, ndërsa bëri një krahasim me vendet e tjera të Europës që zhvillojnë turizmin gjatë 12 muajve të vitit, Klosi tha se do të ketë rregulla mjaft të forta për menaxhimin e zonës së mbrojtur.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Continue reading

Current track

Title

Artist