Maduro mbyll kufijte e Venezueles, shume kompani anulojne fluturimet

Written by on 22/02/2019

Maduro mbyll kufijte e Venezueles, shume kompani anulojne fluturimet
Presidenti i Venezueles, Nicolas Maduro, ka urdheruar mbylljen e kufirit me Brazilin, mes krizes per ndihmat humanitare te ardhura nga jashte.Gjithashtu presidenti po merr ne konsiderate edhe mbylljen e kufirit me Kolumbine.Maduro njoftoi mbylljen e kufirit me Brazilin ne nje njoftim televiziv.Ndihmat e jashtme po mblidhen ne Brazil dhe Kolumbi me thirrjen e liderit te opozites venezueliane dhe presidentit te veteshpallur Juan Guaido. Venezuela ka mbyllur tashme kufijte ajrore dhe detare me Curacao, pika e trete e deklarimit te Guaido per kalimin e ndihmave humanitare, si kufijte me ishujt e Arubas dhe Bonaire. Per shkak te situates teper te acaruar politike qe eshte krijuar ne vend shume kompani ajrore nderkombetare, perfshire dhe Air France kane deklaruar momentalisht anullimin e fluturimeve drejt Venezueles.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist