Luca Hernandez te “Bayern Munchen”

Written by on 28/02/2019

Luca Hernandez duke nisur nga muaji korrik do të jetë një lojtarë i “Bayern Munchen” në Budensligën gjermane.

E përditshmja “Bild” ka raportuar se skuadra bavareze është duke menduar për një revolucion në merkaton e verës, duke parë që sezoni deri më tani për kampionët e Gjermanisë nuk ka qenë i kënaqshëm, veçanërisht në kampionat, “Dortmund” po tenton të marrë fronin e kampionit, pas pesë viteve në duart e “Bayern Munchen”.

“Bild” shkruan se, disa “yje” të skuadrës, kanë përgatitur valixhet si Arjen Robben, por ndoshta edhe Lewandowski, ndërsa pritet të afrohen futbollistë të tjerë të motivuar për të fituar trofe të rëndësishëm.

Benjamin Pavard është emri parë që klubi bavarez ka zyrtarizuar, ndërsa tashmë duket se ka mbyllur një tjetër marrëveshje. Lucas Hernadnez nga korriku do të jetë një futbollist i “Die Roten”.

Futbollisti që aktualisht është pjesë e “Atleticos së Madridit” në Primera Divizion të Spanjës ishte shumë pranë skuadrës gjermane edhe në janar, por klauzola prej 80 milionë eurosh u vlerësua tepër e lartë nga drejtuesit e klubit gjerman. 23-vjeçari Hernandez pritet të kryejë dhe vizitat mjekësore së shpejti, ndërsa nuk bëhet me dije se sa do të jetë kostoja e transferimit

ata.gov.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist