Lorik Cana, ish Kapiteni i Kombëtares shqiptare që e ka origjinën nga Gjakova

Written by on 05/02/2021

I ftuar sot në mëngjes në emisionin “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte dhe ish kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Lorik Cana. Loriku ka një lidhje të vecantë me qytetin e Gjakovës, pasi pikërisht nga këtu është dhe origjina e tij. I ati, Agim Cana ka qenë dikur një futbollist i njohur për kohën, i cili njësoj si Loriku, nuk humbiste rast për të treguar se ishte nga Gjakova. Sot Loriku ka nostalgji për këtë qytet edhe pse jeton midis Italisë dhe Shqipërisë. Herë pas here rikthehet në rrënjët e veta, pasi në Gjakovë ka ende familjarë. Pas tërheqjes nga futbolli, Loriku është i angazhuar me fondacionin e tij “LC-5” duke ndihmuar kështu të gjithë fëmijët që duan të nisin sportin që të vegjël, pavarësisht kushteve financiare në familje. Në planin personal, familja Cana prej një viti është bekuar me një tjetër fëmijë.


Current track

Title

Artist