Linja me e gjate hekurudhore mes Rusise dhe Japonise nisi udhetimin e pare!

Written by on 30/08/2018

 

Linja me e gjate hekurudhore ne bote, hekurudha Trans-Siberian, nisi udhetimin e pare nga Rusia per ne Yokohama te Japonise me nje dergese mallrash. Sipas ministrave te dy vendeve projekti do te behet simbol i miqesise ruso-japoneze dhe nje ure midis vendeve. Dergesat do te kryhen ne kontejnere te pajisur me sensore te temperatures, lageshtise dhe dridhjes. Data e perafert e dergeses eshte 1 shtatori 2018, qe do te rezultoje ne nje kohe te pergjithshme udhetimi prej vetem 14 ditesh. Transporti i tanishem i mallrave midis Japonise dhe Rusise kryesisht perdor rruget e ajrore dhe detare. Duhen midis 53 dhe 62 dite per te transportuar mallra nga Japonia ne Moske duke perdorur nje rruge detare qe kalon Oqeanin Indian. Rruga e re e mallrave permes hekurudhes do te ule ndjeshem kohen e transportit mes dy vendeve dhe kostot mund te reduktohen deri ne 40 perqind. Hekurudha Trans-Siberian lidh Mosken me Lindjen e Larget Ruse me nje kohe udhetimi prej shtate ditesh. Eshte 9,289 km ne gjatesi dhe perfshin tete zona kohore.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist