Lëkundjet e fuqishme godasin shtetin fqinj!

Written by on 21/05/2020

Një tërmet me magnitudë prej 5,9 ballësh të shkallës Rihter u regjistrua sot në Greqi, me epiqendër në det, 238 kilometra në jugperëndim të Pylosit.Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Europiane, dridhja ishte 6,2 Rihter në  jugperëndim të Methonit.Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.Një tërmet tjetër me magnitudë 4,6 ballë të shkallës Rihter, goditi Greqinë para tri ditësh, 420 kilometra në juglindje të Athinës.Kujtojmë që Greqia është një nga vendet më sizmike të Europës.


Current track

Title

Artist

Background