Lajme të mira nga Australia, shpëtohet parku me pishtat miliona vjeçare!

Written by on 16/01/2020

Një lloj pishash të larta që mendohet se kanë ekzistuar rreth 200 milion vite më parë, janë shpëtuar nga zjarret në Australi, në një mision të fshehtë të zjarrfikësve. Këta të fundit , me kërkesë të pushtetit vendor nisën një operacion për të shpëtuar pemët parahistorike të Wollemi Pine, që mendohet se kanë ekzistuar në kohën e dinozaurëve.  Pemët ndodhen në një vend të fshehtë brenda 5 mijë kilometrave katrorë në parkun kombëtar Wollemi në Sidnei.Zjarrfikësit kanë hedhur ujë me helikopterë në parkun e pishave të mëdha, ndërsa kanë vendosur një sistem ujitjeje për të mbrojtur pemët nga rreziku.  Pishat mendohej se ishin zhdukur që në vitin 1994 dhe vendndodhja e tyre mbahet sekret për t’i mbrojtur nga ndotja.

DCIM100MEDIADJI_0615.JPG


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background