Lajm i mire! Rikthehen fluturimet me Austrinë!

Written by on 01/08/2020

Tirana International Airport (TIA) ka bërë të ditur se Austrian Airlines hap fluturimet me Shqipërinë, ndonëse veç rezidentët europiane përfitojnë për momentin. Kompania kishte pezulluar përkohësisht fluturimet nga 16 korriku, pasi Austria ndali të gjithë fluturimet nga Shqipëria në territorin e saj, si rrjedhojë e përkeqësimit të shifrave të pandemisë. Një tjetër fluturim që rifillon pas pesë muajsh është ai i Lufthansa drejt Frankfurtit. Ndërsa Wizz Air ka filluar me një tjetër destinacion, Tiranë – Heraklion. Në 2019-n, nga dhe drejt Rinasit fluturuan rreth 3.4 milionë pasagjerë, por këtë vit, numri i tyre pritet të përgjysmohet për shkak të kufizimeve pas shpërthimit të pandemisë, ku për dy muaj fluturimet tregtare u ndaluan, ndërsa tani janë sërish me frekuencë të reduktuar.


Current track

Title

Artist

Background