Ky vend shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe arsyeja nuk është pandemia!

Written by on 05/06/2020

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin arktik të Norilskit.Shkak është bërë rrjedhja nga një cisternë e 20 mijë tonëve karburant dhe lubrifikues në rrugët, fabrikën metalurgjike dhe lumin kryesor të qytetit.Incidenti mësohet se ndodhi më 29 maj në një stacion të prodhimit të energjisë elektrike, por në Kremlin informacionet mbërritën disa ditë më vonë vetëm pas indinjatës popullore në rrjetet sociale.Kreu i shtetit, Putin, gjatë një konference virtuale me guvernatorin e rajonit dhe drejtuesin e kompanisë energjetike, u tregua i ashpër me reagimin e tyre dhe paralajmëroi hetimin e personave përgjegjës.


Current track

Title

Artist

Background