Ky shtet europian i rikthehet normalitetet, nis fluturimet në 6 korrik!

Written by on 29/05/2020

Zvicra do t’i kthehet normalitetit më 6 qershor me rifillimin e aktiviteteve pas afro tre muaj bllokimi. Kufijtë me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën fqinje do të rihapen plotësisht në 15 qershor.Ndërsa kufijtë me vendet e tjera europiane të zonës Shengen janë planifikuar të hapen deri më 6 korrik, njoftoi dje Këshilli Federal Zviceran. Brenda këtij afati, megjithatë, mbetet e paqartë, kur kufiri me Italinë do të rihapet plotësisht, tha Keller-Sutter, kreu i Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë. Zvicra ka hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave, dhe pritet që gjendja e “jashtëzakonshme” që filloi më 16 mars të përfundojë zyrtarisht më 19 qershor, me vetëm disa përjashtime.Nga 6 qershori kampingjet do të rihapen, sëbashku me kopshtet zoologjike, pishinat, parqet, kopshtet botanike për tërheqjen e sa më shumë turistëve. Gjithashtu teleferikët dhe hekurudhat do të mund të rihapen me të njëjtat rregulla të higjienës dhe distancimit social si në transportin publik.


Current track

Title

Artist

Background