Ky është vendi që ka lehtësuar plotësisht masat, nisin martesat dhe pagëzimet!

Written by on 21/05/2020

Qeveria zvicerane vendosi të mërkurën të lejojë frekuentimin e vendeve të adhurimit të të gjitha besimeve nga 28 maji, duke lejuar kështu rifillimin e martesave, pagëzimeve dhe riteve të tjera fetare.“Jeta normale ka rifilluar rrjedhën e saj dhe Këshilli Federal vendosi të autorizojë shërbimet fetare nga 28 maji, një javë më herët nga sa pritej”, njoftoi ministri zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset.Javët e fundit, disa shërbime fetare janë mbajtur pas dyerve të mbyllura dhe janë transmetuar në internet ose në televizion.Zvicra, e cila nuk ka vendosur një kontroll të rreptë si vendet e tjera europiane, filloi më 27 prill lehtësimin e masave të jashtëzakonshme të marra kundër COVID-19.


Current track

Title

Artist

Background