Ky është sektori që shënoi rekordin e ri të vitit!

Written by on 14/12/2019

Të ardhurat nga turizmi kanë shënuar rekord të ri në tremujorin e tretë të vitit. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj kanë shpenzuar rreth 800 milion euro në tre muaj.Turizmi hyrës në vendin tonë po rritet me ritme të larta vitet e fundit. Mbështetur në statistikat zyrtare, në 10 muajt e këtij viti, Shqipërinë e kanë vizituar 5.8 milion shtetas të huaj, në rritje me më shumë se 8% krahasuar me vitin e kaluar. Të ardhurat nga turizmi, sidomos në tremujorin e tretë të vitit, vlerësohet se kanë edhe një ndikim të konsiderueshëm në kursin e këmbimit mes euros dhe lekut.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist