Ky destinacion po hap dyert për të gjithë turistët, por me një kusht!

Written by on 08/02/2021

Gjeorgjia ka njoftuar se po heq kufizimet për udhëtarët ndërkombëtarë të cilët mbërrijnë me avion nga çdo vend, pasi të kenë provuar se kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19. Megjithatë për vizitorët jo të vaksinuar nga disa vende të caktuara, ekzistojnë rregulla të veçanta hyrëse. Konkretisht, udhëtarët nga destinacionet si Izraeli, Zvicra, Norvegjia, SH.B.A, Mbretëria e Bashkuar, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini mjafton të kryejnë një test negativ PCR brenda 72 orëve para se të udhëtojnë drejt këtij vendi. Para se Gjeorgjia të mbyllej për shkak të koronavirusit, numrat e turizmit arritën kulmin në mbi nëntë milionë gjatë vitit 2019.


Current track

Title

Artist