Kuzhinieri i famshëm prezanton menunë e re, do t’i jepet pasagjerëve në këtë linjë ajrore!

Written by on 13/01/2021

Ata që e marrin seriozisht ushqimin e tyre në aeroplan mund të jenë të interesuar të mësojnë se shefi i njohur i kuzhinës Tom Kerridge, ka hartuar zgjedhje ushqimore të shijshme për menunë e re të British Airways. Menuja e përzgjedhur ushqimore do të vlejë për fluturimet e shkurtra, ku ndër të tjerash do të ofrohen falas uji, kafeja dhe mezet e lehta. Kjo nismë ndër të tjerash synon të reduktojë edhe mbeturinat në bord. “Një sanduiç, i bërë me kujdes dhe aromë të shkëlqyeshme, mund të jetë një vakt i përsosur dhe shpresoj që udhëtarët të shijojnë menunë time”, shprehet shefi i famshëm i kuzhinës Tom Kerridge.


Current track

Title

Artist