Kuqezinjtë i kthehen fitores, Shqipëria mposht 2-0 Moldavinë

Written by on 11/06/2019

Shqipëria merr një fitore të rëndësishme përballë Moldavisë në ndeshjen e katërt të kualifikueseve për Euro 2020.

Kuqezinjtë e teknikut Reja kanë arritur të mposhtin miqtë me rezultatin 2 me 0 Moldavinë falë golave të bërë nga Sokol Cikalleshi dhe Ramadanit.

Goli i parë erdhi pas një aksioni mjaft të bukur në zonën kundërshtare ku Odise Roshi i dhuroi një asist Sokol Cikalleshit.

Kombëtarja shqiptare ka ushtruar vazhdimisht presion ndaj Moldavisë ku gjatë pjesës së parë kanë pretenduar për një penallti pas prekjes me dorë të mbrojtësit kundërshtar.

Kjo ishte ndeshja e dytë nën drejtimin e tranjerit Edi Reja i cili merr fitoren e parë me kuqezinjtë.

Pas kësaj fitoreje Shqiperia renditet e katerta ne grup me 6 pike, pas  islandes, turqise dhe frances me nga 9 pike te treja.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background