Kulla më e lartë në botë me strukturë prej druri

Written by on 14/03/2019

 

  • Kulla më e lartë në botë me strukturë prej druri
  • Një ndërtesë gjigande prej  70- katëshe do të ndërtohet nga një kompani japoneze “Sumitomo Forestry”. E veçanta e kësaj ndërtese të jashtëzakonshme është se 90 përqind e përbërjes së pallatit është prej druri. Sipas kompanisë, kulla e gjatë 350 metra, e quajtur W350, do të përfshijë 185,000 metra kub dru. Pritet të kushtojë rreth 600 miliardë jen japonez (5.6 miliardë dollarë).

    Ndërtesa ku tashmë është cilësuar si kulla më e lartë në botë me strukturë druri, do të strehojë zyra, dyqane dhe hotele, si dhe rreth 8,000 shtëpi banimi. Do të ketë gjithashtu ballkone dhe gjelbërim në çdo nivel.

    “Struktura e brendshme është bërë prej druri të pastër, duke prodhuar një hapësirë të qetë që nxjerr ngrohtësi dhe butësi”, tha Sumitomo në një deklaratë.

    Gjithashtu, një strukturë “tub i mbështjellur”, vija diagonale e kontrollit të dridhjeve të çelikut në qendër të kolonës prej druri dhe çeliku prej 350 metrash, do ta mbrojë kundër tërmeteve të rregullta të Tokios.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist