Kufijtë hapen 10 ditë para datës së parashikuar!

Written by on 05/06/2020

Qeveria çeke njoftoi se kufijtë me Austrinë dhe Gjermaninë do të rihapen sot në mesditë, 10 më shpejt nga sa ishte parashikuar. Udhëtimet drejt Hungarisë janë gjithashtu të lejuara . Republika Çeke mbylli të gjitha kufijtë më 16 mars për të luftuar kundër kontaminimit nga koronavirusi. Të hënën, qeveria kishte njoftuar se do të rihapte më 15 qershor kufijtë e saj me vendet e sigurta, fqinjët, por gjithashtu edhe me Zvicrën, Finlandën dhe vendet balltike.Duke nisur nga kjo datë, edhe çekët do të lejohen të udhëtojnë, duke përfshirë këtu edhe drejt vendeve më të prekura nga ky virus, si Belgjika, Franca, Italia dhe Spanja.


Current track

Title

Artist

Background