Kucove, rikonstruksioni i parkut industrial, nje dritare per zhvillimin turistik

Written by on 19/10/2018

Kucove, rikonstruksioni i parkut industrial, nje dritare per zhvillimin turistik

Parku industrial i Kuçoves do t’i nenshtrohet se shpejti rikonstruksionit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurat e tenderimit per rikualifikimin urban te tij, nje investim i cili do te financohet nga buxheti i shtetit. Fondi limit i vene ne dispozicion per kete investim kap vleren e mbi 180.3 milione lekeve. Nga detajet e projektit, jane parashikuar te kryhen nje sere nderhyrjesh, por edhe te ruhen disa elemente te cilat kane vlera kulturore siç eshte kulla e vjeter dhe oxhaku, si dhe fasada e nje fabrike ne pjesen perendimore te parkut. Parku do te kete zona te gjelberuara dhe rekreative si dhe  nje zone sportive qe do te lidhet me stadiumin e qytetit e qe do te permbaje tre fusha te medha. Po ashtu, eshte planifikuar te ndertohet edhe nje mini amfiteater per kryerjen e aktiviteteve te ndryshme. Punimet per keto nderhyrje jane planifikuar te perfundojne ne nje afat prej 12 muajsh e pritet te kene nje impakt pozitiv ne jeten sociale dhe turizmin per qytetin e Kucoves


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist