Kruje, kalaja dhe muzete terheqin mbi 100 mije vizitore !
Written by rt on 10/11/2018
Qyteti dhe kalaja historike e Krujes po kthehet ne nje destinacion atraktiv dhe mjaft i veçante per t’u eksploruar. Mbi 100.000 vizitore kane vizituar muzete e Krujes kete vit, nje rritje rekord ne krahasim me nje vit me pare. Kjo rritje e vizitoreve ka çuar ne rritje te numrit te bizneseve perreth zones historike dhe rritje te strukturave akomoduese ne qytet. Muzeu Gjergj Kastrioti Skenderbeu cilesohet si me i vizituari ne vend,dhe kalaja e Krujes renditet nder destinacionet e preferuarara te turisteve.