Kruja mirëpret turistët!

Written by on 22/07/2019

Qyteti i Krujës, 32 km larg nga kryeqyteti Tiranë, është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri, jo vetëm për pozitën e favorshme gjeografike, që gjendet në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit, por edhe për historinë e traditën që mbart.Kruja historike dhe e kulturës gjatë këtyre ditëve të nxehta korriku është e tejmbushur me turistë nga çdo vend i Europës, pasi turistët në këtë qytet gjejnë një mozaik vlerash ku ndërthuret tradita, kultura, historia dhe punimet artizanale.Në gjashtë mujorin e parë të 2019 muzetë e Krujës janë vizituar nga 43 mijë vizitorë. Shumica e vizitorëve janë nga Polonia, Gjermania, Izraeli dhe nga vendet nordike.

Histori, traditë dhe natyrë e mahnitshme, turistët e huaj “mbipopullojnë” Krujën: Në Shqipëri të presin krahëhapur

Histori, traditë dhe natyrë e mahnitshme, turistët e huaj "mbipopullojnë" Krujën: Në Shqipëri të presin krahëhapur"Ne erdhëm me anije në Durrës dhe pastaj shkuam në Shkodër, te kështjella e Rozafës, pastaj në Valbonë, pastaj u ngjitëm në male. Ishte shumë bukur. Pastaj erdhëm këtu. Gjëja që na bëri më shumë përshtypje janë njerëzit. Ata janë shumë të mirë. Çdokush është shumë miqësor. Ata të ftojnë për kafe, për pije për të ngrënë. Shumë, shumë të këndshëm”, tha një çift të rinjsh nga Gjermania. http://ata.gov.al/2019/07/21/histori-tradite-dhe-natyre-e-mahnitshme-turistet-e-huaj-mbipopullojne-krujen-ne-shqiperi-te-presin-krahehapur/

Publiée par Agjencia Telegrafike Shqiptare sur Dimanche 21 juillet 2019


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist