Kruja cdo fundjavë, pret me mijëra vizitorë

Written by on 21/05/2019

Mbi 3 mijë turiste kanë vizituar Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë, vetëm gjatë fundjavës që lamë pas. Pjesa me e madhe e ketyre vizitoreve vinin nga Italia , Polonia, Zvicra, por nuk mungonin dhe turistë nga vendet e kontinenti aziatik, si Vietnami. Përgjegjës i Zyrës së Turizmit në bashkinë Krujë, Drini Masha, eshte shprehur se muzete frekuentohen cdo fundjave  edhe nga shumë vizitore shqiptarë nga Tirana dhe Prishtina. Sipas tij, Kruja ka një turizëm gjithëvjetor, pasi është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja e saj.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist