Krocerat qe do te vizitojne Durresin vitin e ardhshem!

Written by on 19/11/2018

16 anije te medha turistike parashikohet te mberrijne ne sezonin turistik 2019-2020 ne portin e Durresit. Lista e kroçerave dhe velierave, se bashku me datat e ankorimit ne Durres eshte bere e njohur ne faqen Web te Autoritetit Portual te Durresit. Nga Qendra e Informacionit ne APD, mesohet se 8 prej tyre do te vijne ne qytetin bregdetar gjate vitit te ardhshem, ndersa pjesa tjeter ne vitin 2020, kryesisht ne stinen e ngrohte nga muaji qershor deri ne fillim te nentorit. Lundrimet e parashikuara administrohen prej njeres prej agjencive te specializuara ne Durres, ndersa priten edhe te dhenat e agjencive te tjera, qe menaxhojne mberritjen e kroçerave dhe velierave te medha.“Amera”, “Silver Shadow” apo “Seabourn Ovation” jane disa nga kroçerat qe ne vitet 2019-2020 do te ankorohen per here te pare ne portin me te madh te vendit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist