Kroacia krijon një linjë të re për të mirëpritur turistët!

Written by on 20/11/2019

Kroacia është një vend i dalluar në Europë dhe botë për turizmin dhe kushtet që ofron. Vizitorë të shumtë nga e gjithë bota mahniten nga peizazhet e mrekullueshme që vendi ka për të ofruar. Prej vitesh vendi bazohet mbi turizmin për të fuqizuar ekonominë dhe politikat e ndjekura në këtë drejtim kanë qenë goxha efektive.Mirëpo, së fundmi ndërmjet kroatëve, sipërmarrës të ndryshëm kanë filluar të marrin  idenë ë të ashtuquajturës turizëm mjekësor, ku njerëzit përveç shërbimeve të zakonshme, përfitojnë edhe kujdes shëndetësor, në aspektin e mirëqenies. Kroatët po përpiqen që të ndërtojnë qendra të ndryshme “Wellness-i”, me yoga, trajner personal dhe staf mjekësor për të kontrolluar gjendjen tuaj. Ky sektor aktualisht përbën 15-20% të produktit të brendshëm bruto në vendin ballkanik.

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist