Kroacia kerkon punonjes sezonal per turizmin nga Shqiperia

Written by on 19/07/2018

Kroacia kerkon punonjes sezonal per turizmin nga Shqiperia

Kroacia kerkon punonjes nga Shqiperia gjate sezonit veror ne kete vend. Lajmi u be i ditur nga Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarović gjate konferences se perbashket me Presidentin shqiptar, ne Tirane, ne kuader te nje vizite qe Kitarovic po ben se fundmi ne vendin tone. Ajo ka  theksuar se punesimi i tyre do te ndihmoje industrine e turizmit ne Kroaci. Per intensifikimin e marredhenieve ne fushen e turizmit, Presidentja Kitarović e shikon si mjaft te rendesishme ngritjen e linjes ajrore mes Zagrebit dhe Tiranes dhe jo vetem. Gjithashtu midis paleve eshte diskutuar edhe krijimi i rrugeve detare nepermjet transportit detar si dhe promovimi i perbashket i atraksioneve turistike per rritjen reciproke te numrit te turisteve.

Panoramic view of the Old Town of Dubrovnik, Croatia


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist