Koronavirusi po ndikon ndjeshëm në turizëm, ja çfarë thonë rezultatet e fundit!

Written by on 13/02/2020

Epidemia e cila ka përfshirë botën ka patur ndikim të ndjeshëm në industrinë e turizmit. Në Greqi rreth 200 mijë turistë vizituan vendin në vitin 2019 dhe të paktën 250 mijë priteshin këtë vit. Santorini është një nga destinacionet më të dashura të turistëve kinezë, por nga epidemia, turmat thjesht mungojnë në të. Turistët kinezë zakonisht udhëtojnë në kohë kur kërkesa është e ulët veçanërisht në dimër,kur ata kanë edhe festën e Vitit të Ri kinez. Nga tre mijë kinezët e pritur në ishull këto kohë, as njëmijë nuk kanë mbërritur në ishull.Situata duket e njëjtë për të gjitha destinacionet e tjera europiane të preferuara nga kinezët.


Current track

Title

Artist

Background