Kopenhagen, destinacioni më i preferuar për një jetë të lumtur dhe të shëndetshme.

Written by on 14/03/2019

 

  • Kopenhagen, destinacioni më i preferuar për një jetë të lumtur dhe të shëndetshme.

 

Kopenhagen është kryeqyteti i Danimarkës dhe është qyteti më i madh në vend dhe si i tillë ofron shumë prej atraksioneve turistike të Danimarkës. Së fundmi, Kopenhagen rënditet si një nga qytetet më të shëndetshme dhe më të lumtura në botë.

Në mbarë globin depresioni dhe mbipesha po rriten dita ditës, por jo në kryeqytetin e Danimarkës. Rënditen një sërë arsyesh përse ai është sot një model i mënyrës se si mund të krijohen qytete të lumtura në mbarë planetin. Në vitin 1978 iu bashkua incitiavës së OBSH-së për qytetet e lumtura, një vit pas 11 qyteteve të para që ishin bërë pjesë e saj, si Barcelona, Sofja, Bremeni apo Dyseldorfi dhe sot ia ka kaluar edhe atyre vetë.  

Mirëqenia dhe lumturia e njerëzve nuk ka të bëjë vetëm me rrugët e shtruara mire dhe ndërtesat e bukura, por me krijimin e bashkësive të shëndetshme sociale dhe të kënaqura si dhe aktivitet e shumëllojshmë argëtuese.

Kopenhageni ka një politikë shumë të mirë shëndetësore, sidomos gjatë këtyre 10 viteve të fundit dhe kjo u arrit me vetëm 6 iniciativa. Promovimi i shëndetit në jetën e përditshme është i pari, autoritetet janë të kujdesshëm me taksat.

Kryeqyteti i Danimarkës ofron gjithashtu klinika falas të trajtimit të stresit për këdo që ka nevojë për to. Iniciativat e tjera përfshijnë vëmendjen e njëjtë për shëndetin mendor dhe fizik, por edhe trajtimin e pabarazive.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist