Kompania gjigande merr lajmin e mirë, pritet të nisë shumë shpejt punën!

Written by on 29/06/2020

Avioni i Boeing-it, tipi “737 Max” synon të marrë certifikatën e sigurisë nga autoritetet e vendit. Autoritetet amerikane dhe kompania Boeing,  pritet të nisin një proces treditor që do të testojë sigurinë e avionëve tip”737 Max” të prodhuar nga kompania. Ditën  e sotme, pilotët dhe ekipet testuese do të kryejnë manovra specifike ulje-ngritje dhe kthesa më ekstreme gjatë fluturimit mbi shtetin e Uashingtonit dhe oqeanit Paqësor. Në fokus pritet të jetë edhe sistemi i ri kompjuterik i riprogramuar pas 2 aksidenteve fatale që bllokuan mjetet fluturuese, duke i bërë të pakomandueshme. Në tremujorin  e parë të vitit, frika për sigurinë e avionëve por edhe pakësimi i numrit të avionëve për shkak të situatës së pandemisë, i kanë shkaktuar kompanisë rreth 5 miliard euro humbje.


Current track

Title

Artist

Background