Kompania ajrore paralajmëron sërish, kontrolloni biletat tuaja të fluturimeve!
Written by Radio Travel on 09/11/2019
Kompania ajrore “Lufthansa” ka njoftuar të premten se greva dyditore e sindikatave e ka detyruar të anullojë 1500 fluturime që kanë prekur më shumë se 200 mijë njerëz. Sipas kompanisë, sot do të zhvillohen fluturimet siç kanë qenë të planifikuara, po ka shtuar se duhet të presin disa vonesa ose anullime për shkak të grevës 40 orëshe. Sindikata “Ufo”e ka nisur grevën për shkak të mospajtimit me pagat , duke kërkuar bisedie serioze me kompaninë ajrore. “Ufo” dhe “Lufthansa” kanë rënë dakort që negociatat e fundjavës të jenë konfidenciale.