Komisioni Europian, viza free per britaniket pas Brexit, por me nje kusht…!

Written by on 14/11/2018

Komisioni Europian ka propozuar qe t’u jape qytetareve te Mbreterise se Bashkuar udhetimin pa viza ne BE pas terheqjes se Mbreterise se Bashkuar nga unioni, nese edhe Britania e Madhe jep udhetime reciproke pa viza per te gjithe qytetaret e BE. Kjo do te thote qe qytetaret e Mbreterise se Bashkuar nuk do te kene nevoje per vize kur te udhetojne ne zonen Shengen per qendrime te shkurtra deri ne 90 dite ne çdo periudhe 180-ditore. Ne skenarin e nje Brexit pa marreveshje, kjo do te zbatohej qe nga 30 marsi 2019. Ky propozim eshte teresisht i kushtezuar nga dhenia e udhetimit pa viza reciproke dhe jodiskriminuese per te gjitha vendet anetare te BE-se. Qeveria e Britanise se Madhe ka deklaruar synimin e saj per te mos kerkuar viza nga shtetasit e 27 shteteve anetare te BE per qendrime te shkurtra per qellime turizmi dhe biznesi. Propozimi tani duhet te miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Keshilli.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist