Klosi: Nxitje punësimit në sektorin e turizmit

Written by on 13/03/2019

Njerëzit më aftësi të kufizuar duhet në gjejnë në tregun e punës mundësi për t’u kualifikuar dhe për të bërë një jetë si të gjithë të tjerët. Sektori i mjedisit dhe i turizmit nuk mund të funksionojnë nëse nuk ka më tepër njerëz që zgjedhin që t’i shërbejnë një Shqipërie më të pastër dhe turistike”, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë seancës parlamentare mbi projektligjin e punësimit.

”Ky ligj na bën të reflektojmë mbi mundësitë reale që kemi ne për të realizuar sfidën prej 10 milionë turistësh në vendin tonë. Nxitja e punësimit të të rinjve të arsimit profesional në tregun e punës na bënë të reflektojmë për sa shumë nevoja ne kemi për të zhvilluar një biznes të vërtetë në nxitjen e punësimit në turizëm. Çdo sektor i turizmit ka nevojë për punëtorë të kualifikuar por nuk mund të ecë përpara nëse nuk kemi politika të vërteta për edukimin profesional në të gjitha nivelet”, tha Klosi.

Ai shtoi se, “çdo nen i këtij ligji dëshmon se sa shumë mundësi kemi ne për të nxitur njerëz jo vetëm ata të ekselencës por në të gjitha sektorët ne duam që me universitetet të vendosim një raport i cili i orienton të rinjtë drejt tregut të punës, punësimi është thelbi asaj që ne përpiqemi të realizojmë”.

”Përfshirja e studentëve, pedagogëve dhe e shkollave në fushatën për një Shqipëri më të gjelbër ka qenë thelbi i paktit me Universitetin e Pyjeve ku çdo mendim është marrë nga pedagogët dhe studentët pasi do jenë nesër këta studentë që do drejtojnë këtë punë”, tha Klosi.

Ai vijoi se ”në turizëm do ta kishim të pamundur nëse nuk do të kishim një pakt real me Fakultetin e Sporteve për të ndërtuar ekspertizë për të gjitha ata studentë  të Fakulteti të Sporteve të cilët janë kandidat të shkëlqyer për të qenë pjesë ë tregut të punës në kuadër të turizmit. Ata janë  kuadro të shkëlqyer për të qenë guida profesionale në sportet ekstreme. Ky pakt real që kemi me Fakultetin e Sporteve na ka bërë të mundur që të gjithë ata dhe shumë prej tyre të trajnohen dhe të jenë pjesë e kualifikimeve të mëtejshme për ti dhënë atyre një profesion dhe një mundësi të artë punësimi”.

”Pra çdo politikë ka qenë e pamundur të realizohet në qoftë se ne nuk kishim kaq shumë përfshirje të universitetit në bashkëqeverisje. Ne kemi nevojë për më shumë të rinj të cilët punësohen në programet qeveritare për mjedisin dhe turizmin”, përfundoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. 

ATA.GOV.AL


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Continue reading

Current track

Title

Artist